Lajmet e fundit

Uji i kokosit është përplot sheqer të fshehur, edhe pse është duke u tregtuar si një opsion i shëndetshëm.
Shitjet e kësaj pije në trend, kanë pësuar rritje duke realizuar përfitim prej 100 milionë funtesh vetëm në Britani.
Shumë yje dhe ekspertë të bukurisë e kanë rekomanduar këtë pije, duke thënë që përmban elektrolite vitale për hidratim.
Mirëpo një studim i qeverisë në Britani ka treguar që 60% të produkteve përmbajnë shtesa të sheqerit.
Nga 12 produkte të analizuara, shtatë prej tyre përmbanin sheqer të shtuar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.