Lajmet e fundit

Në mëngjesin e sotëm, në objektin e ujësjellësit "Prishtina" është parë të jetë vendosur një poster i kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, njofton Klan Kosova.
Në lidhje me këtë veprim ka reaguar KRU "Prishtina" duke bërë me dije se ky poster është larguar menjëherë nga dritarët e zyrës së ujësjellësit, ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për këtë kompani.
"KRU “Prishtina” duke u distancuar nga çdo llojë përkrahje e fushatës apo idividividëve politik, bënë thirrje tek të gjithë, që në asnjë llojë forme mos të përdoret për fushatë pilitike. Duke u nisur nga rasti i sotëm i raportuar në media, ku në njërën nga pikat tona është vendosur poster i një personi politik, ju njoftojmë se ky poster është larguar menjëherë nga dritaret e zyrës sonë ngase një veprim i tillë është i papranueshëm për kompanin tonë.