Lajmet e fundit

Nëse pini rreth 500 mililiter ujë para çdo vakti ndihmon njerëzit me mbipeshë që të humbasin peshë.
Ky hulumtim është bërë nga Universiteti i Birmingham, që për 12 javë kanë monitoruar progresin e 84 njerëzve me mbipeshë, transmeton Klan Kosova.
Pacientëve u kishin dhënë këshillë, që si ta ndërrojnë mënyrën e jetesës, pra që të hajnë shëndetshëm e të bëjnë ushtrime fizike.
Në total 41 prej tyre i’u është thënë që të pijnë rreth 500 ml ujë në ditë para çdo vakti, kurse 43 të tjerëve i’u është thënë që të imagjinojnë kinse barku i tyre është i mbushur.
Ata që kanë pirë 500ml para tre vakteve, kishin humbur rreth 4.3 kg përgjatë 12 javëve.
Kurse të tjerët që nuk e kanë ushtruar këtë praktikë, kishin humbur vetëm 0.8 kg.