Lajmet e fundit

Qytetarët e Ugandës janë duke votuar këtë të enjte për zgjedhjet presidenciale në mes të protestave të mbështetësve të figurës kryesore të opozitës, Bobi Wine.
Numërimi i votave atje do të fillojë nga ora 16:00 kur do të mbarojë procesi i votimit dhe rezultatet pritet të dalin brenda 48 orësh, transmeton Klan Kosova.
Më shumë se 17 milionë njerëz janë votues të regjistruar në këtë vend të Afrikës Lindore me 45 milionë banorë. Njëri nga kandidatët duhet të fitojë mbi 50 përqind të votave për të dalë në krye të vendit për ta balotazhin.
Presidenti i tanishëm, Yoweri Museveni, është në pushtet që nga viti 1986 dhe është duke kandiduar për mandatin e gjashtë. Ai këto zgjedhje thuhet se kandidatin më të madh ka Bobi Wine. Për president atje janë duke kandiduar edhe shtatë njerëz tjerë.
Këto zgjedhje janë duke u mbajtur nën tensione për shkak të mbështetësve të Wine, të cilët janë ngritur kundër presidentit të tanishëm, shkruan Euronews.