Lajmet e fundit

Derisa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, të cilat zhvillohen gjatë muajit nëntor, Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) ka bërë një përmbledhje dhe një përllogaritje mbi gjasat e kombëtareve për promovim, mbetje në ligat ku janë, ose për rënien nga to.
UEFA thotë se tash pamja është më e qartë në secilin prej 14 grupeve në garë.
Në Grupin C të Ligës C, ku Kosova (vendi 2) bën pjesë bashkë me Rumaninë (1), Qipron (3) dhe Lituaninë (4), gjendja dhe shanset janë si vijon:

Si shkon promovimi, mbetja, apo rënia?
Më 15 nëntor, Kosova i shkon Rumanisë, ndërsa tre ditë më pas e pret në “Fadil Vokrri” Lituaninë. /Klankosova.tv