UEFA gjatë ditës së sotme e ka publikuar formacionin më të mirë të kampionatit evropian.
Në 11-shen më të mirë të EURO 2024, gjendet gjashtë futbollistë të kampionit, Spanjës.
Ata janë: Marc Cucurrella, Rodri, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.
Në formacion janë edhe dy lojtarë të Francës, portieri Mike Maignan e mbrojtësi William Saliba.
Ndërsa pjesë e tij janë edhe Kyle Walker, i Anglisë, Manuel Akanji i Zvicrës dhe Jamal Musiala (Gjermani).
"Furia e Kuqe" u shpall të dielen kampione për herën e katërt në histori të saj.
Në finalen e EURO 2024, e mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
?✨ Introducing the UEFA EURO 2024 Team of the Tournament, as selected by UEFA's Technical Observer panel.#EURO2024 pic.twitter.com/ITp3ipcWxF
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 16, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.