Lajmet e fundit

Izraeli nuk do ta mbajë asnjë lojë në kuadër të UEFA-së deri në një lajmërim të ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA-ja e cila e ka bërë një vlerësim të thuktë të gjendjes aktuale të sigurisë në këtë shtet.
“Federatës Izraelite të Futbollit dhe klubeve të saj, Maccabi Haifa FC dhe Maccabi Tel Aviv, u është kërkuar që të propozojnë stadiume, vende alternative të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullimet e aplikueshme të UEFA-së_ jashtë territorit të Izraelit për ndeshjet e tyre në shtëpi të përdoren deri sa ky vendim të jetë në fuqi”, ka thënë UEFA-ja.