Lajmet e fundit
Të gjitha federatat e futbollit europian do të marrin nga 1 milion euro, gjë që do të ndihmojë veçnërisht Kosovën dhe Shqipërinë

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-së, gjatë një fjalimi hapës të Kongresit të Zakonshëm të kësaj organizate që po mbahet në Helsinki, ka njoftuar se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milion euro ndihmë financiare.
Në këtë mënyrë, buxheti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ai i Federatës Shqiptare të Futbollit do të rritet me një shumë të konsiderueshme.
“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”, u shpreh Ceferin.