Lajmet e fundit

UEFA nuk është treguar aspak tolerante ndaj vendimit të dhënë për klubin korçar Skënderbeu.
Ashtu siç edhe kishte kërkuar nga Komisioni i Disiplinës, Skënderbeu është dënuar me 10 vjet përjashtim nga garat europiane si dhe me një gjobë prej 1 milion euro.
Vendimi drastik është marrë në datën 21 mars, njofton Klan Kosova.
Skënderbeu ka 60 ditë për ta apeluar vendimin si dhe 90 ditë për ta paguar gjobën.
Klubi korçar është dënuar për trukim të disa ndeshjeve.