Lajmet e fundit

UEFA e ka zgjedhur arbitrin anglez, Anthony Taylor për ndeshjen midis Italisë dhe Austrisë në "Wembley" të shtunën.
Italia dhe Austria do të përballen në kryeqytetin anglez në raundin e 16 në EURO 2020 më 28 qershor.
Ndeshja fillon në orën 21.00, me Taylor si gjyqtar kryesor dhe Gary Beswick dhe Adam Nunn si ndihmësit e tij, transmeton Klankosova.tv.
Arbitri zviceran Sandro Schwrer është caktuar si zyrtari i katërt, me Stuart Attwell në VAR.
Arbitri 42-vjeçar Taylor tashmë është paraqitur dy herë në EURO 2020 këtë verë, në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës dhe Portugalisë kundër Gjermanisë në fazën e grupeve.
Gjyqtarët Itali - Austri
Arbitri: Taylor (Angli)
Asistentët: Beswick dhe Nunn (Angli)
Zyrtari i katërt: Schwrer (Zvicër)
VAR: Attwell (ENG) AVAR: Kavanagh and Betts (Angli).