Lajmet e fundit
Partizani i Beogradit pritet të dënohet nga UEFA për thirrjet “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbaos në Europa League.

Skuadra serbe ua ka parë sherrin thirrjeve "Kosova është Serbi" të tifozëve të saj në përballjen me Athletic Bilbaon.
Kjo pasi UEFA ka vendosur që ta gjobisë Partizanin për këto thirrje.
Si rrjedhojë skuadrëe serbe rrezikon t’i mbyllet një sektor të stadiumit për duelin e ardhshëm në shtëpi kundër Augsburgut më 10 dhjetor, shkruajnë mediat serbe.
Ky është rasti i dytë së fundmi që UEFA dënon një skuadër për thirrjet “Kosova është Serbi” që i bënë edhe Lokomotiv Moska në duelin kundër Skënderbeut.