Lajmet e fundit

Udinese ka barazuar me Atalantan, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysaifrët me Ademola Lookman, në minutën e 36, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Luis Muriel dyfishoi epërsinë e Atalantas, në minutën e 56.
Gerard Deulofeu, në minutën e 67’, e ngushtoi epërsinë, me një gol të bukur, derisa rezultatin e barazoi Nehuen Perez, në minutën e 78’.
Udinese pas barazimit kalon në vendin e tretë me 20 pikë të grumbulluara nga 9 ndeshje, derisa Atalanta në pozitën e parë me 21 sosh. /Klankosova.tv/