Lajmet e fundit

Udhëtarët e linjës Prishtinë – Dusseldorf, të cilët kanë qenë duke pritur për të udhëtuar në ora 12:50 ende nuk kanë pasur mundësi që të udhëtojnë.
Ata janë duke u sistemuar në hotele pasi që aeroplani me të cilin duhej të udhëtonin është ende në riparim në Stuttgart, njofton Klan Kosova.
Të kontaktuar nga Klan Kosova, zyrtarët e agjencionit Kosova Airways, kanë thënë se tashmë ka filluar puna për t’i sistemuar udhëtarët nëpër hotele pasi që ky udhëtim planifikohet të realizohet gjatë orëve të vona të mbrëmjes.