Lajmet e fundit

Xhiro e dhjetë e kampionatit elitar të Italisë në futboll, mbyllet sonte me tri ndeshje.
E gjithë vëmendja është në kryeqytet, ku Roma e pret Torinon e Mërgim Vojvodës, raporton Klankosova.tv.
Pavarësisht se kjo transfertë është goxha e vështirë për ekipin e reprezentuesit të Kosovës, romakët edhe me fitore nuk mund t'i kalojnë në tabelë.
Torino ka 14 pikë dhe gjendet aktualisht në pozitën e 9-të, kurse Roma me 10 pikë, pozicionohet e 12-ta.
Me fillim në orën 20:45, kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me komentim të Andi Shabanit.
Në të njejtin orar e zhvillon ndeshjen në udhëtim te Como edhe skuadra tjetër nga kryeqyteti i Italisë, Lazio e Elseid Hysajt.
Megjithatë në futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, nuk është duke llogaritur fare trajneri Marco Baroni, njofton Klankosova.tv.
Ky duel vjen tek shikuesit e Art Motion përmes kanalit Sport 2.