Lajmet e fundit

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez, Mark Rutte do të mbërrijnë në Izrael të hënën dhe të martën për takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha zyra e tij.
Kjo vjen pasi Netanyahu mbajti isedime me liderët evropianë gjatë fundjavës, sipas zyrës së tij.
Vizitat e tyre do të pasojnë ato të presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit britanik, Rishi Sunak javën e kaluar, të cilët të dy udhëtuan personalisht në Izrael për t'u zotuar për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.