Lajmet e fundit

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë janë liderët botërorë që së fundmi janë takuar me presidentin Volodymyr Zelensky në Ukrainë.
Ata vizituan gjithashtu edhe qytetin Borodyanka afër Kievit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Këshilltari presidencial polak, Jakub Kumoch, ka thënë që qëllimi i kësaj vizite ishte që të tregohej mbështetje për presidentin Zelensky, në një moment vendimtar”.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se ishte "e vështirë të besohej se mizori të tilla lufte mund të kryheshin në Evropën e shekullit të 21-të".