Lajmet e fundit

Qindra policë në Ekuador janë në kërkim të një udhëheqësi të dënuar bande, i cili është zhdukur nga qelia e tij e burgut.
Adolfo Macías Villamar, i njohur më mirë si "Fito", është lideri i Los Choneros, një bandë e fuqishme që mendohet të ketë qenë pas disa prej trazirave vdekjeprurëse të burgjeve në muajt e fundit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai po mbahej në krahun e sigurisë maksimale të një burgu në Guayaquil.
Policia tha se e kishte vënë re mungesën e tij herët të dielën dhe nuk mund ta gjenin askund në burg.
Fito është një kriminel famëkeq i dyshuar se ka luajtur rol në vrasjen e kandidatit presidencial, Fernando Villavicencio vitin e kaluar, të cilit i kishte dërguar kërcënime me vdekje.
Ai shpesh sfidon autoritetet, së fundmi duke publikuar një "narkokorrido", një video muzikore e shkëlqyeshme që lavdëron bëmat e tij kriminale, e cila u regjistrua pjesërisht brenda burgut.