Lajmet e fundit

Instituti Demokratik i Kosovës sot ka shpallur fituesit për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2021.
Vendi i parë iu dha Korab Bashës, i dyti Egzon Azemit, ndërsa vendin e tretë e mori Kushtrim Krasniqi.
Drejtuesit e KDI-së thanë se institucionet dhe sistemi prokurorial duhet t’i bashkërendojnë veprimet kundër korrupsionit.
“Në këtë Ditë kundër Korrupsionit përshëndesim miratimin e strategjisë për sundimin e ligjit. Kërkojmë nga institucionet dhe sistemi prokurorial që t’i bashkërendojnë veprimet e tyre dhe të bëhemi bashkë kundër korrupsionit. Siç është edhe motoja, vetëm të bashkuar mund ta luftojmë këtë dukuri negative”, tha Arben Kelmendi, menaxher në KDI.