Lajmet e fundit

Në një komunikatë të shpërndarë sot për mediat nga një grupim që e quajnë veten UÇK ''Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, shprehet një reagim i ashpër ndaj disa politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë si dhe kryeministrit Gruevski, ish-ministres së Brendshme dhe ish-Shefit të Shërbimit Sekret.
“Ushtria Çlirimate Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar, Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit”- thuhet në Komunikatë”- thuhet në reagimin e UÇK.