Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka vizituar qytetin e Pejës, ku është pritur me një kafe të veçantë “Prince Caffe”, e dekoruar me simbolikën e UÇK-së.
Balla ka ndarë momentin në rrjetet sociale, duke e cilësuar kafen si një nga më të bukurat, derisa ka theksuar edhe mikpritjen që i është bërë në këtë qytet.
“Sapo mbërrita në Pejë, ndiqeni pak kafen më të bukur në botë”.
Në fund të postimit, ai ka falënderuar edhe personin që i ka shërbyer kafenë.
“Faleminderit Jetmir Maliqi”, ka shkruar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.