Lajmet e fundit
Nigeriani Ikechukwu Uche po kompleton tranferin e tij tek skuadra meksikane Tigres de Moneterrey.

Sipas një raporti të klubit, sulmuesi i Villareal, Ikechukwu Uche ka arritur në qytetin meksikan Moneterrey, për të nënshkruar kalimin tek gjysmëfinalistët e Copa Libertadores, Tigres de Monterrey.
Arritja e Uches u lajmërua përmes rrjeteve sociale, si edhe nënshtrimi i tij i menjëhershëm testeve mjekësore për të kompletuar nënshkrimin.
Sulmuesi Nigerian sezonin që shkoi luajti 38 ndeshje në të cilat shënoi tetë gola. Më parë ai ka luajtur tek Recreativo Huelva (2003-07), Getafe (2007-09), Zaragoza (2009-11) dhe Granada (2011-12).