Lajmet e fundit

Rektor i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi , ka treguar për mësimin virtual që do të fillojë të praktikohet në Kosovë.
Ai tha se UBT-ja ka nënshkruar kontratë me kompaninë botërore iON për të realizuar këtë projekt, i cili aplikohet në Singapor dhe në vende të tjera të botës, njofton Klan Kosova.
“Pas dy vjetëve negociata kemi arritur që të nënshkruajmë marrëveshje në prill me iON. Pra procesi veçse është kryer dhe presim që në fund të vitit t’i sjellim pajisjet”.
“Kompania globale numër një në botë ka filluar t’i vendos qendrat e veta nëpër vende të ndryshme dhe për këtë është menduar që të ketë edhe një qendër të ekselencës edhe në Ballkan. Ne kemi filluar takimet dhe përderisa jemi lider në teknologji atyre jua ka pëlqyer qasja. Na kanë thënë se nëse kemi mundësi që ne të investojmë 5 për qind atëherë ata investojnë 90 për qind”.
“Për ta ndërtuar një të tillë duhet 30 milionë dollarë dhe këto para do të investohen këtë vit. Do të kemi edhe investime shtesë, por me e rëndësishme është teknologjia, licenca, konceptet virtuale.
“Ideja është që të kemi staf të talentuar që punojnë aty. Kjo do të jetë një hap për të gjithë Ballkanit, por koka do të jetë në Kosovë edhe nëse ka degë të tjera në vende të tjera të Ballkanit”.
Hajrizi në Zona B të Klan Kosovës tha se kompania që po investon ka marrëveshje me marka të mëdha botërore në të cilat do të shiten pajisjet virtuale.
“Në Kosovë do të prodhohen edhe produkte virtuale që do të shiten për jashtë. Kosova do të ketë shumë përfitime sepse pikë së pari do të gjenerojë kapacitetet e të rinjve që përdorin teknologjitë. Do të trajnojmë të gjithë stafin dhe punëtorët. Kompania ka klientë Microsoftin, Toyotan dhe punon për ta në shitjen e produkteve virtuale”.
Rektori i UBT tregoi se si do të funksionojë kjo metodë virtuale për mësimdhënësit dhe nxënësit.
“Me këto metoda është ideja që të krijojmë një perceptim sikur të ishte real për një dukuri që është shumë e afërt për njeriun. Me këtë krijohet një aplikacion që shfrytëzohet për t’i sjellë objektet në dimensione 3”.
“iON ka krijuar një produkt të tillë që ta bësh trajnimin e njëjtë sikur me parë që redukton kohën dhe paratë. Me anë të syzeve të jep ndjenjën sikur je në fabrikë dhe i sheh objektet edhe ke mundësinë e lëvizjes”.
“Aplikacionet janë të ndryshme. Për shembull nëse një kirurg i afrohet pacientit e sheh atë më mirë dhe problemet që ai ka. Pra kur ai ka më shumë informata rreth trupit të tij, kjo e mbështet atë në vendimmarrje dhe kjo është diçka që ndihmon shumë. Ose për shembullnjë punëtor për mirëmbajtje që ka rreziqe të larta. Përmes aplikacionit ai e din se ku duhet të preket apo vazhdohet dhe për të eliminuar gabimet”.
“Deri në fund të vitit mendojmë që të hapim dhe të fillojnë pasta të aplikojnë. Dëshirë kemi që shumica e mësimdhënies të kalojë në koncept të përdorimit të kësaj mënyre”.