Lajmet e fundit

Bono Vox dhe grupi i tij U2 kanë vizituar sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris pas sulmeve që lanë të vrarë mbi 120 persona, u mbajtën pengje shumë të tjerë dhe shumë u lënduan.
Ata kanë treguar se mbrëmë ishin duke ushtruar vetëm pak kilometra larg kësaj salle dhe kanë thënë se janë evakuar shumë shpejt pas kësaj ngjarje duke shpëtuar kështu mrekullisht, transmeton Klan Kosova.
“Nëse e mendojmë mirë, shumica e viktimave natën e kaluar ishin fansa të muzikës. Kjo është goditja e parë direkte në muzikën, në të ashtuquajturën “Luftë e Terrorit”. Është shumë irrituese. Këta janë njerëzit tanë. Mund të isha unë në atë koncert” ka thënë Bono duke treguar edhe se ata kanë anuluar koncertin e tyre të radhës.