Dy turistë francezë kishin humbur kontaktet, rreth orës 20:00, pasi u shkëputën nga guida shoqëruese në Vlorë.
Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës.
Bëhet e ditur se zjarrfikësit dhe policia nisën kërkimet dhe turistët u lokalizuan në malin e Llogarasë, e aktualisht ata janë takuar me ekipin e shpëtimit dhe po kthehen në bazë.
Çifti, rreth 50 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.