Lajmet e fundit
Nënë Tereza erdhi në jetë më 26 gusht të vitit 1910, për tu bërë pastaj humaniste e njohur shqiptare.

Për nderë të përvjetorit të datëlindjes së 105 të Nënë Terezës grupi i artistëve “Infinity Art”, u prezantua me një ekspozitë në ambient të hapur në Sheshin ''Nëna Terezë'' ku edhe u ekspozuan 80 piktura.
E njohur si Nënë Tereza, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup.
Nënë Tereza erdhi në jetë më 26 gusht të vitit 1910, për tu bërë pastaj humaniste e njohur shqiptare.
Nënë Tereza, ishte fituese e çmimit Nobel për Paqen ndërsa më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Si një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë, bëri që edhe kohë më vonë në vitin 2002, të flas për të edhe ish lideri i shtetit më të fuqishëm në botë SHBA, Bill Clinton duke u shprehur se:
‘’Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar, dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë’’.
Kështu Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:
“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.
Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin.
Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë, ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa vdiq me 5 Shtator 1997.