Një 74-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij në Durrës.
Policia Shqiptare bën të ditur se i moshuari ka vdekur gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrsit në atë të Tiranës.
“Më datë 09.02.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.