Lajmet e fundit

American Idol, që dikur ishte prijës i emisioneve të llojit të vet, si për The Voice dhe The X Factor, do të përfundojë në vitin 2016, pas 15 vitesh transmetimi.
Idol filloi në vitin 2002 dhe vlerësohet se mblidhte rreth 30 milionë shikues për sezonë.
Këtë show në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka paraqitur Simon Cowell, i cili njihet edhe si anëtari më i rreptë i jurisë.
Ndër këngëtarët të cilët e filluan karrierën e tyre në këtë show janë Carrie Underwood, Kelly Clarkson, Jennifer Hudson, Jordin Sparks, Ruben Studdard, Fantasia Barrino dhe Taylor Hicks.
Në shumë nivele ky emision është njëri nga më të suksesshmit në historinë e televizionit.