Lajmet e fundit

Në moshën 82 vjeçare ka vdekur Haxhi Hafiz Zylfi Merxha, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i partisë rome.
Merxha ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës në tri legjislatura, njofton Klan Kosova.
Ai ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 13:00 në Prizren.
--------------------------------------------------------------------
Njëri ndër shkrimet më të veçanta për Haxhi Hafiz Zulfi Merxhën është botuar në Gazetën Jeta Në Kosovë, me 27 janar 2013.
Vitet e shumta si punëtor i tekstilit kanë ndikuar që të duket pedant, edhe me moshën që e ka - gati 79 vjeç.
Në fillim paraqitet më serioz, por kah mesi i bisedës shakatë janë të paevitueshme nga ky politikan i njohur i periudhës së pasluftës, i cili viteve të fundit nuk është parë shpesh në media pasi nuk është deputet i legjislaturës së fundit.
Aktualisht është Ambasador i Paqes për Kosovë, Ballkan dhe Europë, si dhe kryetar, siç thotë, "i përjetshëm i Partisë së Romëve të Bashkuar".
“Si parti e vetme për romët në Kosovë, kemi bërë shumë. I kam 35 studentë që marrin edhe bursa në fakultete. Kam punësuar të rinj nga Fushë Kosova dhe Prizreni”, thotë Merxha.
Ai shprehet se partia që udhëheq nuk është e madhe, por përpiqet për të ndihmuar. “Sa e kemi jorganin, aq i shtrijmë këmbët”.
Haxhi Zylfi Merxha, ish-deputet i Parlamentit të Kosovës, është i lumtur që jeton në Kosovë dhe mendon se Kosova është vendi model ku respektohen të drejtat e pakicave, më mirë se në Europë e Amerikë.
“Kam qenë tri herë në Amerikë, e kam pa qysh shkon jeta atje. Ata janë shumë prapa nesh sa i përket të drejtave të pakicave”, thotë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në http://www.gazetajnk.com/index.php?cid=1,964,4526