17.12.2020 · përditësuar para 2053 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë duke thënë se operacioni në sy i policit Fadil Allaraj i cili u plagos në protestën për vrasjen e Klodian Rashës ka dalë me sukses.
Polici Fadil Allaraj ka udhëtuar drejt Turqisë për një ndërhyrje të specializuar, ndërsa falë ndërhyrjes së mjekëve dhe transplantit të korneas së syrit është bërë e mundur ruajtja e syrit të policit.
“Jam falenderues për mjekët që kanë trajtuar policinë pas plagosjes në protestë. Rrezikoi të humbe masën e syrit. Pas operacionit të parë për masën e syrit dhe stabilizimin e saj kërkuam që të shkonte në Turqi. Një transplant të korneas të syrit".
"Ka dalë me sukses. Patjetër i takon një falenderimi veçantë . Edhe për ambasadorin që ishte i gatshëm për të transportuar në kohë rekord. Padyshim që është një aryes për tu gëzuar sot. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacion i dytë nuk ishte diçka e garantuar dhe u desh të shkonte atje dhe mesa duket ka dalë me sukses", ka shkruar Rama./ TCh
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.