Rami Hadar ka dhënë sot dorëheqje si trajner i kombëtares së Kosovës në basketboll, ashtu siç u paralajmërua në emisionin Asist në Klan Kosova.
“Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
“Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023. Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka”.
Sipas FBK-së, bordi i kësaj organizate e ka pranuar dorëheqjen e tij, si dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij.
https://klankosova.tv/a-e-shkarkoi-veten-hadar-edhe-nga-kosova-pas-akuzave-ndaj-refereve-dhe-fbk-se_11/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.