Lajmet e fundit

Shtetasi i Kosovës, Xhemshir Krasniqi është ndaluar nga Policia e Kosovës ne pika kalimin kufitar ne Morinë. Krasniqi ishte duke shkuar ne pushime në Shqipëri bashkë me nënën, gruan dhe motrën e tij.
Nga ndalimi, ai i tha Klan Kosovës me telefon se nuk e din arsyen se për se është duke u mbajtur për rreth 3 orë, në ambientet e policisë kufitare.
Por, si arsye tha se dyshon të jetë deklarata e tij dhënë Klan Kosovës, me 12 Qershor të 2015, lidhur me incidentin e armatosur në Drenas ku mbeti i plagosur, Fadil Shishani.
Klan Kosova në lidhje me rastin bisedoi edhe me zëdhënësin e policisë së Kosovës, Baki Kelanin, por ky i fundit pa dhënë detaje, tha se policia ka arsye dhe dëshmi se përse është ndalur personi në fjalë dhe në koordinim me prokurorin është duke e trajtuar rastin.
Këtu mund ta gjeni deklaratën e Krasniqit dhënë Klan Kosovës, më 12 qershor të këtij viti: