Lajmet e fundit

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot u ndanë çmimet vjetore për muzikë.
Në këtë ceremoni përveç ministrit të Kulturës, aty morën pjesë edhe laureatët e çmimeve dhe juria profesionale.
E në këtë ceremoni nga ministri Shala u ndanë çmimet për veprën vokale- instrumentale e skenike për Mendi Mengjiqin, çmimi për vepra simfonike-koncertale për Drinor Zymerin; çmimi për vepër kamertale për Kreshnik Aliçkajn dhe çmimi për vepër kamertale për Dafina Zeqiri-Nushit, transmeton Klan Kosova.