Lajmet e fundit

Ka shumë informacione kontradiktore në lidhje me Scott Disick dhe Sofia Richie, dhe tani një raport i ri ka dalë nga TMZ i cili thotë se çifti në të vërtetë është ende bashkë, transmeton Klan Kosova.
Gjatë fundjaës, burimet po thoshin se Sofia u nda nga Scott pasi u pa me një grua tjetër. Me sa duket, kjo në fakt nuk është e vërtetë. Sipas informacioneve të fundit, Sofia nuk ishte e lumtur me fotografitë e Scott me gruan tjetër, por thuhet tutje se Scott dhe gruaja misterioze janë miq. Asnjëri prej të dyve nuk kanë folur rreth këtyre thashethemeve të fundit.