Lajmet e fundit

Sot është mbajtur testi pranues në Universitetin e Prishtinës.
U ndërmorën edhe masa që gjithçka të shkoj mirë, por, pavarësisht këtyre rregullave për mos kopjim, dikush arriti ta fus celularin fshehurazi, dhe testit ti bëjë fotografi.
Mirëpo atë nuk arrti ta shpërndante, pasi u shoqërua për në polici, njofton Klan Kosova.
Për të parë se si shkoi testi tek fakultetet doli edhe i pari i UP-së, Marian Dema, të cilit iu bashkua edhe ministri i arsimit Arsim Bajrami.
Sipas konkursit shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më së voni më 19 korrik.
22 mijë maturant kanë aplikuar për pranim në UP ndërsa vetëm 7,500 prej tyre do të pranohen.
Kronikë nga Agan Hajdarhoxha.