Lajmet e fundit

Në prani të Përfaqësuesve të UNDP-së, USAID-së, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetarëve të komunave u lansua sot raporti Mozaiku i Kosovës 2015 që është vazhdimësi e raporteve që UNDP-ja i ka filluar në vitin 2003.
Ky raport paraqet pikëpamjet e 6,700 qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dhe performancën e autoriteteve lokale në lidhje me ofrimin e shërbimeve.
Edicioni i këtij viti, i pesti me radhë, paraqet perceptimet dhe opinionet e të anketuarve nga të 38 komunat lidhur me performancën e pushtetit lokal, duke përfshirë nivelin e kënaqshmërisë me furnizimin me ujë, energji elektrike, shërbime emergjente, shëndetësi, arsim, infrastrukturë rrugore, siguri, mbrojtje mjedisore dhe aktivitete kulturore, transmeton Klan Kosova.