Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e policisë e ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku është arrestuar një person të cilit i janë gjetur mbi 160 mijë euro, franga dhe dollar amerikan.
Burimet e Klankosova.tv konfirmojnë se i arrestuari është Bajram Muhaxheri, vëllai i ish-pjesëtarit të ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili u vra në Siri.
Lidhur me rastin policia kishte lëshuar një njoftim, ku bëhet e ditur se Muhaxheri u ndalua për "Tregti të ndaluar".
Të dyshuarit i janë gjetur edhe 696 kilogramë mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogramë fasule./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/iu-kapen-mbi-160-mije-euro-i-arrestuari-ne-ferizaj-raportohet-se-eshte-vellai-i-lavdrim-muhaxherit/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.