Lajmet e fundit

Një studente e mjekësisë pësoi djegie të rënda kur mbushësi i telefonit të saj i shpërtheu në zjarr në dhomën e saj.
Katy Emslie 26 vjeçare ishte duke përdorur laptopun e saj për të plotësuar një shkrim, kur i është vu zjarri i mbushësit në dhomën e saj.
Ajo tha se shpërthimi i mbushësit ishte aq i fuqishëm saqë fluturoi në dhomë dhe vuri zjarr deri tek shtrati.
Nga paniku, studentët e tjerë të mjekësisë u përpoqen për të shuar zjarrin në duart e saj, duke i lënë edhe ata të djegën keq.
Katy, që është nga Aberdeen u dërgua në spital me goxha djegie, transmeton Klan Kosova.
Ajo tha: “Shpërthimi ishte aq i fuqishëm në mur dha flakët filluan të përhapeshin përreth dhomës sime”.
“Unë thërrisja nënë time që ishte në dhomën tjetër, u përpoqa të shuaj zjarrin sepse isha shumë e shqetësuar se zjarri mund të përhapej në shtëpi.”
Katy ka lënduar duart dhe tani është duke i trajtuar ato./Metro.co.uk