Lajmet e fundit

Joan Rivers ka ndërruar jetë tragjikisht para një viti, dhe vajza e saj Melissa Rivers e ka postuar një shkrim prekës në Twitter në përkujtim të saj, transmeton Klan Kosova.
"Sot u bënë një vit që kur nëna ime ndërroi jetë", ka shkruar 47 vjeçarja, prezantuesja e emisionit Fashion Police.
"Ky ishte viti i gjërave të para: pushimet e para, ditëlindjet e para, çdo gjë e parë pa nënën, pa gjyshen"
"Edhe pse ka qenë e vështirë, unë jam mahnitur nga shprehja e dashurisë dhe e mirësisë së madhe që ne kemi marrë nga familja, miqtë dhe njerëzit, jeta e të cilëve është prekur nga gruaja që ata e njohin si Joan - një grua e cila nga mungon shumë", ka vazhduar ajo.
Në fillim të kësaj jave, Melissa ka njoftuar se ajo dhe djali i saj 14 vjeçar Cooper, gjatë muajit të kaluar e kanë shpërndarë një pjesë të hirit të Joan në Wyoming.