Lajmet e fundit

Duke cituar mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë e vizitorëve si përparësitë kryesore, një kopsht zoologjik në Ohio ka shpallur akuzë kundër një njeriu i cili u ngjit mbi barrierat e një rrethoje, duke filmuar veten afër disa maceve të mëdha dhe pastaj ka postuar videon në Youtube.
Jozueu Newell 35 vjeçar, banor në Gahanna, Ohio, u akuzua të hënën për shkelje penale, pasi ai kaloi barrierën që ishte e ndaluar dhe pastaj iu afrua një pengese të dytë, transmeton Klan Kosova.
“Është fat se as Newell dhe as kafshët sjanë dëmtuar”, ka thënë një zyrtarë i kopshtit zologjik në një njoftim për shtyp.
“Barrierat janë për të mbajtur të sigurt mysafirët dhe kafshët tona”, ka shtuar ai.
Deklarata gjithashtu la të kuptohet se zyrtarët e kopshteve zoologjike, në lidhje me incidentin kanë mësuar përmes videos në Youtube.