Lajmet e fundit

Gruaja që kishte pësuar aksident dy ditë më parë në autostradën Gjurgjicë-Vërmicë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Raportohet se vetura me tabela vendore, vozitës femër K/Shqiptare, ka shkaktuar vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar dhe hospitalizuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku me datën 24.05.2018,ora 22:15 ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.