Ermal Sadiku është deputeti më i ri që mori mandatin nga radhët e LDK-së.
Si i tillë, pak para nisjes së seancës së konstituimit, momentin po e përjeton goxha fort.
Sadiku thotë se s’kishte ymyt që do bëhej përfaqësues i popullit.
Synimet për mandatin katërvjeçar, megjithatë, ai i ka tashmë të qarta.
“Me i shty qaty proceset që kanë qenë në fushatë, digjitalizimi në arsim, shëndetësi, me u mundu me ndihmu çfardo qoftë qeverisë nëse është për të mirë të Kosovës, ideja ime e puna ime janë aty”, tha Sadiku për Klan Kosova.
Pasi për të gjithçka është nga e para, ai po interesohet edhe më shumë rreth vendit ku, tani e tutje, do të ulet në radhët e LDK-së.
Me të ardhur në Kuvend për legjislaturën e dhjetë, Ermal Sadikun e gjeti vendimi i parë, një votë kundër për tashmë kryekuvendaren e Kosovës, Albulena Haxhiun. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.