Lajmet e fundit

Tyra Banks ka ndarë me fansat e saj fotografinë e djalit të saj të posalindur York.
“Ky është Shën Valentini më i lumtur i jetës sime. Unë ju dërgoj shumë dashuri” ka thënë ajo në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Supermodelja ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Erik Asla muajin e kaluar.
42 vjeçarja dukej mrekullueshëm derisa e mbante në duar të posalindurin e saj të mbështjellur me një batanije të zezë.
Ajo ka treguar se kishte pasur shumë vështirës për të pasur një lindje natyrale por sipas saj momenti kur ajo është bërë nënë është i papërshkrueshëm.
“Dhurata më e madhe që kemi pritur është tashmë këtu. Ai ka gishtërinjtë dhe sytë e mëdhënj si unë ndërsa ka gojën dhe mjekrën e Erik” ka thënë Banks.