Lajmet e fundit

Konsumimi i cigareve elektrike mund të dëmtojë qelizat vitale të sistemit imunitar si dhe është më i dëmshëm se sa që është menduar më parë.
Studiuesit kanë gjetur se tymosja e cigareve elektrike ka gjymtuar qeliza të rëndësishme të sistemit imunitar në mushkëri si dhe kanë nxitur inflamacionin.
Studimet e mëparshme janë fokusuar në përbërësit kimik të cigareve para se ato të tymoseshin, ndërsa në hulumtimin e ri janë analizuar mostra të indeve të mushkërive pasi janë tymosur cigaret.
Hulumtuesit kanë gjetur se tymosja e cigareve elektrike ka shkaktuar inflamacion si dhe ka dëmtuar aktivitetin e qelizave të cilat potencialisht largojnë pjesëzat e pluhurit, bakteret dhe alergjenet.
Këshillat e tyre janë që çdokush që konsideron tymosjen e cigareve elektrike duhet të ndalojë menjëherë.