Lajmet e fundit

Sipas mediave amerikane, një gjykatës ka lëshuar urdhër arrest për të dashurin e Kylie Jenner, Tyga, pasi ky i fundit nuk u paraqit në gjykatë.
Reperi 26 vjeçar është dashur që në gjykatë të diskutojë rreth financave të tij me një ish-pronar shtëpie, i cili pretendon se reperi i “Rack City” ka mbetur prapa me pagesën e qirasë dhe se ishte larguar nga shtëpia e tij duke e lënë të shkatërruar.
Ky pronar thuhet të ketë qenë edhe më shumë i mërzitur kur e ka parë se Tyga ia kishte dhuruar të dashurës së tij një veturë të shtrenjtë për ditëlindje, transmeton Klan Kosova.
Gjykatësi lëshoi urdhër arrest për reperin, që do të thotë se ai mund të shkojë në burg për gabimet e tij.