Lajmet e fundit

Këngëtari Tyga, është ndaluar nga policia franceze derisa ishte në veturë me të dashurën e tij minorene, motrën e vogël të Kim Kardashian, Kylie Jenner.
Pas ndaljes, çifti është munduar t’i shpëtojë policisë rrugore me arsyetimin se janë duke shpejtuar për të shkuar ne festën e ditëlindjes së dy vjeçares North, transmeton Klan Kosova.
Por si duket nuk arritën sukses, pasi Tyga është gjobitur me dy tiketa. Njëra për xhama të lyer dhe tjetra për ngasje pa targa.