Punonjësve të Twitter-it u është thënë se të gjitha ndërtesat e zyrave janë mbyllur përkohësisht.
Redaktorja menaxhuese e faqes për teknologji "Platformer", Zoe Schiffer, shkroi në Twitter se punonjësve nuk u dhanë detaje se pse zyrat ishin mbyllur përkohësisht deri të hënën më 21 nëntor, shkruan "Skynews", transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, në një postim vijues në Twitter, ajo tha: "Po dëgjojmë se kjo është për shkak se Elon Musk dhe ekipi i tij janë të tmerruar se punonjësit do të sabotojnë kompaninë. Gjithashtu, ata janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se cilëve punonjës të Twitter-it duhet t'u kufizohet qasja".
E gjitha kjo vjen pasi një valë e re e punonjësve të Twitter-it thuhet se po largohen nga kompania pas një ultimatumi nga pronari i ri Elon Musk që stafi të regjistrohet për "orë të gjata me intensitet të lartë", ose të largohet.
Vetë Musk nuk i ka komentuar publikisht këto raporte të fundit. /Klankosova.tv
NEW: Twitter just alerted employees that effective immediately, all office buildings are temporarily closed and badge access is suspended. No details given as to why.
— Zoë Schiffer (@ZoeSchiffer) November 17, 2022
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.