Lajmet e fundit

Paralajmërimi thotë se "Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interes të publikut që cicërima të mbetet e arritshme".
Trump kishte shkruar për qytetin amerikan të Minneapolisit, i cili ka parë netë me radhë protestash pas vdekjes së një njeriu me ngjyrë në arrest policor.
Presidenti amerikan tha se ai do të "dërgojë Gardën Kombëtare", dhe e përcolli atë me një paralajmërim se "kur të fillojë plaçkitja, të shtënat fillojnë."
Politika e Twitterit për shtimin e një paralajmërimi, në vend të fshirjes, me cicërimat që shkelin rregullat e tij kur bëhet fjalë për figura të mëdha publike u njoftua në mesin e vitit 2019. Por rrjeti social asnjëherë nuk e ka përdorur atë tek Trump - dhe as nuk ka fshirë asnjë nga cicërimat e tij më parë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.