Lajmet e fundit

Pavarësisht se nga 1 shtatori i këtij viti Qeveria e Kosovës uli TVSH-në për produktet bazike nga 16 përqind në 8 dhe nga 16 në 18 përqind kjo sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk është vërejtur shumë në zbritjen e çmimeve.
Ilir Berisha drejtor i departamentit të statistikave ekonomike dhe llogarive kombëtare ka thënë për Klan Kosovën se janë disa faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në mos zbritjen e çmimeve.
Sipas tij ndryshime janë vërejtur vetëm në drithëra dhe pemë e perime.
Po ashtu ulje ka pasur edhe në shërbimet komunale siç janë rryma uji dhe mbeturinat, njofton Klan Kosova.