Lajmet e fundit

Ministria e Financave sot diskutoi me palët e interesit për pakon e re fiskale dhe ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar si dhe atë tatimin mbi të ardhurat personale.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Sharku tha se ATK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për zbatimin e legjislacionit i cili do të nis më 1 shtator të këtij vit.
Nga ana tjetër, ministri i financave Avullah Hoti bëri thirrje që të gjithë tatimpaguesit të aplikojnë normën 8 % dhe atë 18 për qind të TVSH-së varëshisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.
Ndryshe, ligji i ri parasheh që për 2 për qind të rritet TVSH-ja, njofton Klan Kosova.