Lajmet e fundit

Radio Televizioni i Mitrovicës sot ka shënuar 20 vjetorin e themelimit, me këtë rast ka organizuar një takim.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjese figura të njohura nga fusha e medias dhe politikës, aty prezent në cilësinë e kryeministrit në detyrë ishte Ramush Haradinaj, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ish-deputeti Ilir Deda.
I ftuar në këtë celebrim ishte edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër nga ky subjekt, Albin Kurti, por që nuk është parë të merr pjesë, njofton Klan Kosova.